Moto GP, Lorenzo fiton në Francë, Rossi i dyti

20/05/2012 00:00

Shiu dhe i ftohti në pistën e Francës janë kushtet ideale për të parë edhe një herë tjetër Valentino Rossin duke luftuar për vendet e para të renditjes. Në Le Mans, ku Cmimi i Madh i Francës u fitua nga Jorge Lorenzo, piloti italian i Ducati fiton një vend të dytë të mrekullueshëm në pistën ku vitin e kaluar hipi për herë të fundit në podium (vendi i tretë).

Një duel i bukur me Casey Stoner (Honda) deri në xhiron e fundit i dha emocion garës dhe riktheu kampionin italian në vendet e para.

Në vend të katërt Dani Pedrosa (Honda), vendi i pestë për Bradl (Honda) dhe i gjashti për Hayden (Ducati).  Yamahat e Dovizioso dhe Crutchlow përfunduan në vendin e shtatë dhe të tetë edhe pse u rrëzuan gjatë garës.

Barbera (Ducati) dhe Bautista (Honda) plotësojnë dhjetëshen e parë të pilotëve.

Jorge Lorenzo me këtë fitore kryeson renditjen e përgjithshme me 90 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA