Chelsea shpallet për herë të parë kampion i Europës në sezonin e tij më të vështirë në shumë vite, pas triumfit me 11 metërsha në finale ndaj Bajern Mynih.
Didier Drogba, në fillim çoi ndeshjen drejt kohës shtesë duke barazuar dy minuta nga fundi dhe më pas shndërroi në gol 11 metërshin e fundit, duke ngjitur klubin londinez në majën më të lartë të futbollit europian.
Edhe pse dominuan pjesën më të madhe të lojës, bavarezët arritën të zhbllokonin rezultatin vetëm 7 minuta përpara përfundimit të ndeshjes.
Një pasiguri e Peter Cech bëri që gjuatja me kokë e Muller të përfundojë në rrjetë. U mendua se finalja e mbyll me ketë rezultat, por Drogba rezervoi një surprizë të hidhur për “vendasit” me një goditje fantastike me kokë nga një goditje këndi.
Emocionet vazhduan të forta edhe në kohën shtesë, ku dy minuta pas fillimit Drogba rrëzoi Ribery në zonë dhe gjyqtari pa asnjë dyshim vendosi 11 metërsh për Bajernin.
Nga pika e bardhë e penalltisë, Robben tregohet i pasaktë, duke i dhënë mundësinë Cech që të realizojë një pritje të mrekullueshme në dy kohë.
Në gjuatjet e 11 metërshave, Neuer priti gjuatjen e Matës, ndërsa Ceh gjuatjen e Olic. Shtylla e Shweinsteiger dhe goli i Drogbasë, në penalltitë finale, vendosën përfundimisht rezultatin.
Në eksperiencën e parë si trajner, Roberto Di Matteo arrin të fitojë dy trofe në pak javë, Kupën e Anglisë dhe Champions League në Europë, duke plotësuar ëndrrën e madhe presidentit të këtij klubi, manjatit rus Roman Abramovic.
Top Channel