Apollonia mbetet në Superiore

20/05/2012 18:55

Është sërish Apollonia skuadra që mbetet në Kategorinë Superiore dhe Lushnja në Kategorinë e Parë.

Në ndeshjen e fundit “Play-Out” mes këtyre dy skuadrave skuadra fierake ka fituar bindshëm me rezultatin 3-0 duke dominuar edhe lojën.

Ribaj ka zhbllokuar shifrat e ndeshjes në pjesën e pare, ndërkohë që Lushnja të vetmin rast të mirë për të shënuar ishte 11-metërshi i humbur nga Cela.

Në pjesën e dytë sërish skuadra e Apollonisë ndëshkon. Në minutën e 70-të Ribaj përfiton nga një gabim i portierit lushnjar, ndërsa në fundin e takimit është Gërxho i cili me një veprim mjaft të bukur në zonën e Lushnjës shënon edhe golin e tretë.

Kështu janë mbyllur edhe ndeshjet e “Play-Out”, ku tre skuadrat e Superiores për edicionin e ardhshëm janë Kavaja e cila mundi Kamzën, Tomorri që mundi Besëlidhjen dhe Apollonia që mundi Lushnjën.

Këto ishin tre ndeshjet e fundit që mbyllin gjithcka rreth aktivitetit futbollistitk të sezonit 2011/2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA