Roben: Kjo është ndeshja e jetës për ne

19/05/2012 00:00

“Ndeshja e jetës”. Kështu e quan Arjen Roben finalen e 19 majit në
Champions League, ku Bajerni i Mynihut do të tentojë të mposhtë Çelsin
dhe të fitojë trofeun më të rëndësishëm për klube pas zhgënjimit të
vitit 2010.

“Championsi është një trofe që duhet fituar të paktën një herë në jetë dhe ky moment ka ardhur, shtoi holandezi. Gjatë këtij sezoni kemi treguar se jemi një prej skuadrave më të mira në Europë dhe shpresojmë që këtë ta tregojmë të shtunën në fushën e lojës. Një triumf do të ishte fantastik”.

Finalja vlen për prestigj, por do t’i shërbente Bajernit edhe për të harruar dështimin në kampionat.

Top Channel