MotoGP, Honda dominon në Francë

19/05/2012 00:00

Dani Pedrosa me Repsol Honda do të niset i pari në garën e së dielës për cmimin e madh të MotoGP në cirkuitin e Le Manshit në Francë.

Piloti spanjoll, regjistroi kohën më të shpejtë prej 1’33.638 duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, australianin Casey Stoner, që të enjten befasoi të gjithë me vendimin e tij për largimin nga MotoGP,  me kohën 1 ’33.941. I treti do të niset Devizioso me Monster Yamaha, pasi regjistroi kohën 1 ’34.429.

Spanjolli i Yamaha-s, Jorge Lorenzo do të niset nga vendi i katërt, pas tij një tjetër Monster Yamaha, ajo e britanikut Cal Crutchlow.

Rekordmeni italian në MotoGP, Valentino Rossi dhe Ducati i tij u rendit në vendin e shtatë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Nicky Heyden nuk shkoi dot më lart se sa vendi i 11.

Gara për cmimin e madh të MotoGP-së në Francë, zhvillohet të dielën në orën 14:05 dhe transmetohet direkt në SuperSport dhe Top Channel.

Top Channel