Mediu në Katar me ftese te homologut

19/05/2012 00:00

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ishte per nje vizite ne Katar me ftese
te homologut te tij. Gjate kesaj vizite ai u takua me
zevendeskryeministrin Ahmed Al-Mahmoud, ku u diskutua mbi plotesimin e
bazes ligjore te bashkepunimit midis dy vendeve.

Ne menyre te perseritur, nr 2 i qeverise se Dohas kerkoi krijimi e mundesive reciproke per punesimin e specialisteve shqiptare ne Katar. Rendesi e vecante iu kushtua punes per perfundimin e marreveshjeve te tilla si ajo e punesimit, heqjes se vizave per pasaportat e thjeshta per gjate sezonit turistik.

Nderkohe gjate takimit me homologun e tij u diskutuan aspekte te bashkepunimit dypalesh ne fushen e mjedisit dhe ujrave, kuadri ligjor ne fushen e ambientit, mundesite e bashkepunimit ne fushen e bio-teknologjise, shkembimi i eksperiences ne politikat mjedisore dhe ceshtje te tjera me interes te ndersjellte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB