Galiani mban Ibran

19/05/2012 00:00

Avancimet e vazhdueshme të Mancester Sitit dhe Realit të Madridit, duket
se nuk do të gjejnë përkrahjen e Milanit për të shitur sulmuesin më në
formë të Serisë A, Zlatan Ibrahimovic.

Administratori i kuqezinjve Adriano Galiani premtoi se sulmuesi suedez do arrijë të fitojë Ligën e Kampioneve me Milanin dhe se nuk do të ndryshojë fanelë gjatë merkatos së kësaj vere.

“Nuk është e vërtetë që Mancester Siti po e tenton shumë Ibrahimovic. Ai do të fitojë Ligën e Kampioneve me ne. Me siguri do fitojë dicka në Europë me Milanin” tha drejtuesi i Milanit, për bomberin me origjinë boshnjake. Galiani ishte në festën e UEFA-s për finalen e ligës së kampioneve, duke thënë se ky ishte një ogur i mirë edhe për kuqezinjtë.

“Të jesh në ekipet që do të marrin pjesë në fazën e grupeve është një sinjal i mirë. Shpresoj që të rikthehemi shpejt me një vend në finalen e Ligës së Kampioneve, dhe jo të jemi miq si në Mynih” tha Galiani.

Top Channel