Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli mori pjesë në aktivitetin në Ditën Kombëtare në ndihmë të Fëmijëve Jetimë, organizuar nga Shoqata Kombëtare e Fëmijëve Jetimë në bashkëpunim me shkollat e Tiranës.
Zonja Topalli tha se është një takim që ndryshon krejtësisht nga të gjithë takimet e tjera. “Si shumë të tjerë unë kam ardhur shpesh në shtëpitë tuaja, jo vetëm në Tiranë dhe ajo që mua gjithmonë më ka bërë përshtypje janë krahët e fëmijëve që të drejtohen për të të përqafuar, sytë e tyre që shndërrisin, dashuria e tyre e sinqertë, nevoja për të të shtënguar fort”, deklaroi zonja Topalli.
Në vijim të fjalës se saj, duke iu drejtuar fëmijevë jetimë kryeparlamentarja Topalli u shpreh se ata nuk janë vetëm, sepse shteti e ka për detyrë për të punuar për ju, sepse shteti punon për ju, sepse është shoqëria civile e cila punon për ju, sepse janë shoqatat që financojnë seriozisht që ju që të mos u mungojë asgjë.
Top Channel