Vlorë, aksidentohen 10 maturantë

18/05/2012 00:00

10 të rinj maturantë, në ditën e festës së përfundimit të shkollës së
mesme në qytetin e Vlorës janë plagosur rëndë në një aksident rrugor.

Ata pasi kane dale nga dita e fundit e shkolles dhe festimeve te organizuara nga maturantet kane udhetuar me nje automjet tip kamionçine. Pjesa me e madhe e te lenduarve ishin ne pjesen e karrocerise dhe ata jane rrezuar ne toke pasi mjeti me te cilin udhetonin u permbys ne rruge per shkak te humbjes se kontrollit nga shpejtesia.

Aksidenti ndodhi ne aksin rrugor Orikum-Vlorë. Kalimtaret jane ndalur dhe kane transportuar me urgjence ne spital te plagosurit. Policia ne vendin e ngjarjes vuri nen kontroll trafikun e bllokuar per shkak te aksidentit dhe nisi hetimet.

Te rinjte e plagosur ndodhen ne spitalin e qytetit te Vlorës duke marre kurimet. Disa prej tyre jane ne gjendje te rende per shkak te plageve qe kane marre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB