Ronaldo: Unë më i mirë se Messi

18/05/2012 13:50

Sulmuesi i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, deklaroi se e konsideron veten një futbollist më të mirë se tre herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.

Megjithatë, portugezi pranoi se është shumë e vështirë që të bësh krahasime, pasi “nuk mund të thuash se cila është makina më e mirë mes Ferrarit dhe Porsche”.

”Nuk duhet të shtrohet çështja se kush është më i mirë. Mua nuk më pëlqen të më krahasojnë me askënd. Ka njerëz që më zgjedhin mua dhe të tjerë që zgjedhin Messin, por në fund të ditës, mund të arrish të zjedhësh vetëm se kush është më në formë për momentin. Po të më pyesësh mua, natyrisht mendoj se jam më i mirë”, deklaroi Ronaldo për “CNN”.

”Shpesh herë ndihem i lodhur nga ky krahasim pa fund midis nesh. Leo bën më të mirën për të Barcelonën dhe unë për Realin. Të dy kemi thyer rekordet tona dhe mbetet fakt se shifrat e secilit në këtë sezon kanë qenë të pabesueshme”.

Pasi vlerësoi penalltinë e humbur në gjysmëfinale si një prej momenteve më të këqijave të jetës dhe konsideroi Mourinhon si trajnerin më të mirin në botë, Ronaldo komentoi suksesin në kampiontin spanjoll.

”Shkuam në “Camp Nou” dhe fituam 1-2. Askush nuk e bën këtë. Është pothuajse e e pamundur. Nëntë pikë më shumë janë një diferencë shumë e madhe në Spanjë. Të fitosh 100 pikë është me të vërtetë e pabesueshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA