Një makinë Fiat 500 në shtëpinë e Volkswagen

18/05/2012 15:30

Një Fiat në selinë e Volkswagen?! Në një foto të marrë nga Google Street View, përballë me hyrjen qendrore të godinës së kompanisë gjermane të automjeteve në vendin nordik, është e parkuar një Fiat 500, modeli i kompanisë italiane që revolucionarizoi tregjet botërore.

Foto po bën xhiron në internet. Disa thonë që bëhet fjalë për një shaka të hidhur në dëm të kompanisë gjermane, të tjerë shprehen se fotoja është shkrepur për marketing; Fiat në shtëpinë e Volkswagen, “mbretëreshës” së Europës në prodhimin e makinave, sigurisht që është goxha reklamë për kompaninë torineze.

Por ka nga ata komentues që shkojnë shumë më larg. Dikush nga kompania Fiat, thonë ata, njeh dikë në Google.

Fiat zotëron më pak se 2 përqind të tregut të makinave në Suedi, ndërkohë që Volkswagen shkon deri në 23 përqind të tij.

Google Street View është nisma e gjigantit amerikan të internetit për të mbledhur sa më shumë të dhëna e foto duke nxjerrë në terren “agjentët” e saj me aparat në dorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA