Uria për perfeksion e Madonna-s nuk njeh kufij dhe diva e muzikës botërore është gjithmonë në kërkim të përmirësimit të koncerteve që mban kudo nëpër botë.
Për këtë arsye 53-vjeçarja kalon shumë kohë në palestër duke u stërvitur për të mbajtur trupin në formë. Përveç kësaj, Madonna ka “punësuar” një profesor të veçantë për tu përmirësuar në kërcimin “breakdance”. Ky profesor është djali i saj 11-vjeçar Rocco.
“Unë jam shumë dobët me këtë stil kërcimi dhe kam nevojë të mësoj. Të rinjtë e sotëm e dinë më mirë dhe unë mësoj nga djali që ia ka marrë dorën “breakdance”-it”, theksoi Madonna për mediat amerikane.
“Unë i vë të dëgjojnë muzikë nga vitet ’80, ndërsa fëmijët më mësojnë tenedncat e reja”, shton diva.
Top Channel