Lamtumirë Agron Aliaj!

18/05/2012 00:00

U përcoll sot për në banesën e fundit koreografi i madh shqiptar, Agron Aliaj. Familjarë, miq dhe kolegë bënë homazhe në Teatrin e Operas dhe Baletit, aty ku koreografi Aliaj kaloi 50 vjet të jetës së tij.

Në nder të Agron Aliajt, pas ndarjes së tragjike nga jeta të tij, të gjithë kishin ardhur për të nderuar profesorin dhe koreaografit të talentuar.

“Është një ditë tragjike për artin muzikor dhe skenik shqiptar dhe do të thoja dhe për artin kombëtar në përgjithësi, pasi në mënyrë tragjike, në mënyrë të befasishme u nda në momentin e kulminacionit të maturitetit artistik mjeshtri i madh, Agron Aliaj”, thotë Drejtori i TOB, Zhani Ciko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB