Higuain e Suares në shënjestër të Juves

18/05/2012 00:00

Juventusi ka caktuar objektivat e tij për merkaton e transferimeve. Bëhet fjalë për Gonzalo Higuain dhe Luis Suarez. Mësohet se drejtuesit e  bardhezinjve tashmë janë nisur drejt Spanjës për të nisur bisedimet me agjentët e të dy futbollistëve për të tentuar blerjen e tyre.

Juventus e kërkon Higuain që nga vera e kaluar, ndërkohë që argjentinasi është vënë edhe në shënjestrën e PSG. Aktualisht Higuain përfiton 3.8 milionë euro në sezon te Reali i Madridit, por këtë sezon gjeti shumë pak hapësira në skuadër.

Media spanjolle flet për një ofertë të Juventusit për 6 milionë euro në sezon për Higuain, ndërkohë që sulmuesi 24-vjecar ka në kontratën e tij një klauzolë prej 150 milionë euro.

Megjithatë në raste të tilla merr shumë vlerë vendimi i futbollistit dhe nëse Higuain vendos të largohet, atëherë tratativat mund të realizohen për një vlerë prej 25 milionë eurosh.

Të njëjtën shifër, Juventusi mund ta përdorë për blerjen e Luis Suarez. Drejtori i përgjithshëm i kampionëve të Italisë, Bepe Marota tashmë ka hyrë në kontakt me agjentin e uruguajanit i cili është gjithnjë e më pranë largimit nga Liverpuli, pas polemikave të shumta të shkaktuara me fyerjet raciste ndaj Patris Evra’.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta