Euro 2012, Vija mund të luajë

18/05/2012 00:00

David Vija mund të luajë në “Euro 2012”, ndërsa Pujolit është i
përjashtuar nga çdo mundësi rikuperimi. E thotë këtë mjeku i Barcelonës.

 Ky i fundit beson se sulmuesi do të jetë në gjendje të shërohet në kohë për turneun e verës, por ka deklaruar se kapiteni i blaugranëve nuk ka asnjë shans.

Me një fjalë, Rikard Pruna, mjeku i skuadrës katalanase, i ka hapur dritën jeshile trajnerit të Spanjës për të llogaritur David Vijën për repartin e tij ofensiv. Sulmuesi 30-vjeçar është në një garë të ethshme me kohën, po stërvitet intensivisht, në mënyrë që të jetë i aftë të luajë në finalet e “Euro 2012”.

Ai theu këmbën në dhjetorin e vitit të kaluar, gjatë ndeshjes së Botërorit për Klube me Barcelonën, në Japoni. Deri në këto momente, Visente del Boske, trajneri i kombëtares iberike, ka refuzuar për ta përfshirë David Vijën në skuadrën e tij për turneun e Polonisë dhe Ukrainës, por mjeku i Barcelonës, Pruna, është i bindur se sulmuesi do të jetë në gjendje të shfaqë maksimumin e vet për vendin e tij në këtë turne.

Top Channel