
Bajerni i Mynihut dhe Celsi janë skuadrat që do të diskutojnë finalen e Ligës së Kampioneve për këtë sezon. Kjo është hera e gjashtë që titulli i klubit më të mirë në Europë diskutohet mes një ekipi gjerman dhe një anglez. Bilanci i pesë ndeshjeve të mëparshme flet më shumë për ekipet angleze që kanë fituar 4 të tilla kundrejt 1 të gjermanëve.
Herën e parë që finalja ishte anglo-gjermane ishte ajo e vitit 1975 mes Bajernit dhe Lids e fituar nga bavarezët me rezultatin 2-0. Në 1977 në finalen e Kupës së Kampioneve dolën Liverpuli me Borusia Mynshenglabah e mbyllur me suksesin e The Reds 3-1. Në 1980 finalja u diskutua mes Hamburgut dhe Notingem e përfunduar 1-0 për anglezët.
Në 1982, ishte Aston Vila që luajti me Bajernin e Mynihut duke e mundur 1-0. Por ndeshja që do të mbahet mend nga të gjithë është finalja e vitit 1999 mes Bajernit dhe Mancester Junajtid ku ‘Djajtë e kuq’ fituan titullin duke shënuar 2 gola në sekondat e fundit të ndeshjes duke përmbysur avantazhin 1-0 të Bajernit të Mynihut.
Top Channel