Rrezikon jetën për t’iu shmangur të dashurës

17/05/2012 16:45

Rrezikon jetën vetëm e vetëm për “t’i shpëtuar të dashurës”. Historia e një të riu rus, i cili u fsheh në tubacionet e shkarkimit të mbeturinave në një pallat në Rusi për pak sa nuk përfundoi në tragjedi për të.

31-vjecari, në përpjekje për t’iu shmangur të dashurës, “hidhet” në tubacionet e mbeturinave nga kati i tetë i pallatit shumëkatësh ku banonte. Ka mundur të lëvizë për tre katë më poshtë duke mbërritur deri në katin e pestë, por më pas ka ngecur. Për minuta të tëra është pëpjekur të lëvizë, por pa ia arritur qëllimit. Më pas dorëzohet e godet me forcë tubacionet, duke shkaktuar zhurmë në mënyrë që të dëgjonin fqinjët.

Këta të fundit, pasi kanë dëgjuar zhurmën dhe të qarat e 31-vjecarit, kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit. Për të shpëtuar jetën e të riut, është dashur prerja e tubacionit.

Policia ruse tha se kjo është hera e dytë që një person ngec në këto tubacione. Edhe në rastin e parë, fatmirësisht nuk pati viktima.

Pallatet e kohës së komunizmit në Rusi, janë të pajisur edhe me një tubacion që shërben për shkarkimin e mbeturinave, i hequr vertikalisht në mes të shkallëve zbritëse, model i ndjekur për të shmangur daljen jashtë banesave të banorëve kur termometri shënon dhjetra gradë nën zero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA