Policët e vrarë në Kukës do të shpallen Dëshmorë

17/05/2012 00:00

Gjykata Civile e Tiranës ka vendosur t’u japë të drejtë dy grave të
policëve të vrarë në Kukës, Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila dhe ka
urdheruar Komisionin Qendror te Statusit te Deshmorit t’i shpalle ata 
Deshmore te Atdheut.

Vendimin e ka dhene ne mesdite gjyqtari i Dhomes Civile Sokol Shehu. Ishin dy bashkeshortet e te ndjereve qe nepermjet nje padie vune ne levizje gjykaten e kryeqytetit, duke kerkuar shfuqizmin e dy vendimeve me numer 540 dhe 541 ne te cilet dy punonjesit e policise nuk konsideroheshin Deshmore te Atdheut, pavaresisht se sipas policise se shtetit vrasja e tyre u konsiderua ne krye te detyres, e po keshtu edhe me vendimet e saj gjykata e Krimeve te Renda e denoi autorin e ketij krimi, per akuzen e vrasjes per shkak te cilesive te veçanta te viktimave.

Ramadan Hila dhe Shkelzen Dobrushi rane ne krye te detyres ne mars 2009, nderkohe qe gjykata denoi me burgim te perjetshem autorin Afrim Hasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB