
Në periferi të Tuzit në fshatin Lekaj, ndodhet muzeu më i veçante i
shqiptarëve të Malit të Zi. Muzeu ndodhet në shtëpinë e 77-vjeçarit
Shtjefen Ivezaj. Ai ka qene fotografi i pare i Tuzit dhe me syrin e tij
ka dokumentuar shume ngjarje historike por edhe ka grumbulluar gjate nje
pune te gjate 10-vjeçare per ndertimin e ketij muzeu.
Shtjefni nuk e di saktesisht sa objekte ka ne arkiven e tij pasi sipas tij aty jane me mijra, por ai mban mend mire objektin me tye hershem dhe me te ri qe ka skeduar ne kete muze.
Cdo dhome ne kete shtepi ekspozon nje tradite dhe kulture te vecante. Ne kete dhome ndodhen vetem vegla te vjetra pune ne bujqesi, blegtori dhe tekstil. Ne koridorin e shtepise ndodhen arme te vjetra qe kane secila prej tyre nje histori. Ne kuzhine ndodhen vegla te vjetra muzikore dhe ene guzhine te periudhave te hershme, ne dhomen tjeter jane ekspozuar veshje te vjetra popullore dhe materiale arkeologjike. Nje kend i vecante i eshte rezervuar librave dhe negativeve te dhjetra mije filmave. Shtjefen Ivezaj jeten e tij ja ka perkushtuar ketij muzeumi te vecante ne qytetin shqiptar te Tuzit ne Malin e Zi.
Top Channel