Meksikë, në pranga dy gjeneralët e “mafias”

17/05/2012 20:50

Dy gjeneralë meksikanë u arrestuan me dyshimin se janë të përfshirë në aktivitete të krimit të organizuar, akuza të cilat ata i mohojnë.

Gjenerali Tomas Angeles, i cili ka shërbyer si zëvendësministër i mbrojtjes dhe gjenerali Roberto Daue janë marrë në pyetje, për të shpjeguar lidhjet e mundshme me një kartel të drogës, ndaj të cilit forcat qeveritare ndodhen në luftë.

Sipas dyshimeve paraprake, secili prej tyre i ka dhënë informata mbi operacionet ushtarake karteleve në këmbim të përfitimeve materiale, duke sabotuar kështu aksionet e Meksikos zyrtare.

Ushtria meksikane është duke mbajtur peshën kryesore të luftës ndaj karteleve të drogës, një luftë e deklaruar nga presidenti Felipe Calderon gjashtë vjet më parë.

Që prej atëherë, mbi 50 mijë persona kanë mbetur të vrarë në konflikt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA