Kategoria e Dytë, Tërbuni mposht Partizanin në finale

17/05/2012 19:15

Tërbuni i Pukës është kampioni i Kategorisë së Dytë, duke fituar edhe trofeun në finalen me skuadrën kampione të grupit të jugut, Partizanin me rezultatin 3-1.

Në një ndeshje të zhvilluar të “Selman Stërmasi”, një një emër i madh si Partizani, pavarësisht stemës legjendare dhe mbështetjes së mijëra tifozëve, nuk arriti të mposhte kampionët e veriut.

Megjithatë, më e rëndëishmja, është se të dy skuadrat kthehen në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar, në atë që për Partizanin përbën hapin e parë drejt rikthimit në elitë.

Përsa i përket ndeshjes, pas pjesë së parë të mbyllur në barazim 1-1, Tërbuni realizoi dy herë në pjesën e dytë, duke bërë për vete fitoren dhe shumën prej dy milionë lekësh të akorduar për kampionin.

Top Channel