Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, shpreson që Chelsea të mos mbyllet në mbrojtje në finalen e Ligës së Kampioneve të shtunën në Allianz Arena ashtu siç bëri ndaj Barcelonës.
“Chelsea mund të luajë me sisteme të ndryshme loje. Luajti ndryshe me Benfikën në çerekfinale dhe ndryshe me Barcelonën në gjysmëfinale. Shpresoj që kundër nesh mos të luajë siç bëri ndaj katalanasve”, u shpreh tekniku gjerman për uefa.com.
Heynckes është i shqetësuar edhe për eksperiencën e disa lojtarëve të ekipit anglez: “Veteranët e tyre kanë dëshirë për të fituar këtë trofe të madh dhe kjo është e rrezikshme për ne. Ndeshja do të jetë e hapur dhe mundësitë janë 50 me 50, por ne mund të kemi një avantazh të vogël meqë luajmë në shtëpi.”
Gjithsesi, lojtari me më shumë eksperiencë i Bluve të Londrës, kapiteni John Terry, do të mungojë në finale për shkak pezullimi. Përveç tij trajneri Di Matteo do të bëjë edhe pa Branislav Ivanovic, Raul Meireles dhe Ramires. Nga ana e tij Jupp Heynckes do të duhet të gjejë zëvendësues për tre lojtarë: Alaba, Badstuber dhe Luiz Gustavo.
Top Channel