Euro 2012, Polonia: Nuk ka rrezik kërcënimi

17/05/2012 00:09

Nuk ka shenja rreziku të jashtëm që mund të kërcënonte zhvillimin e Kampionatit  Europian të futbollit të këtij viti, të paktën për sa i përket anës së Polonisë.

Një deklaratë e tillë ka dalë nga goja e vetë presidentit polak, Bronisav Komorovski pas një mbeldhje me Këshillin për Sigurinë Kombëtare.

Sipas Komorovskit, të gjitha forcat e rendit publik, përfshirë ushtrinë, janë të gatshme për të garantuar sigurinë.

Polonia mund të vizitohet nga 700 mijë deri në 1.5 milion turistë, gjatë evenimentit më të madh të kontinentit në futboll, që do të mbahet nga data 8 qershor deri në 1 korrik, në Poloni dhe Ukrainë.         

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA