Durrës, nderohet piktori Nikolet Vasia

17/05/2012 00:00

Emri i piktorit të mirënjohur durrsak, Nikolet Vasia, autorit të veprës simbol në këtë 100-vjetor të Pavarësisë “Puthja e Flamurit”, është përjetësuar në galerinë e vetme publike të qytetit të Durrësit në shenjë nderimi për artistin dhe veprën e tij.

Firmën e piktorit që u nda 10 muaj më parë nga jeta e mban dhe stema simbol e qytetit bregdetar.

Në një ceremoni të organizuar me këtë rast kanë marrë pjesë shumë artistë, intelektualë, dashamirës të artit dhe drejtues të pushtetit vendor.

Ceremonia është shoqëruar me çeljen e një ekspozite homazh në nder të Vasias i cili është një nga emrat e mëdhenj të pikturës shqiptare, autor i shumë punimeve në pikturë, skulpturë, mozaikë, grafikë dhe vizatime.

Bashkëautor i mozaikut masiv që shfaqet në krye të Mauzoleut të Dëshmorëve në Durrës, bashkëautor i mozaikut në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë, i pikturave murale dhe vitrazheve e shumë pikturave që sot janë pjesë e koleksioneve private në Shqipëri dhe mbarë botën.

Ky është ndër të paktat raste që një galeri arti merr emrin e një piktori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB