Blater “merr përsipër” çështjen e Kosovës

17/05/2012 00:00

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, i ka dërguar një letër kryetarit të
Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ku i ka premtuar se
është duke bërë të pamundurën që Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s të
diskutojë për çështjen e Kosovës.

Në Kongresin e FIFA-s, që mbahet në Budapest të Hungarisë, më 24 dhe 25 maj, pritet të futet në rend të ditës edhe kërkesa e FFK-së, që Kombëtares kosovare t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur të martën sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Top Channel