Besart Berisha, tjetër gol në Champions League
17/05/2012 00:00
Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 15, ndërkohë që miqtë u kundërpërgjigjën me anë të Li Hanbo (34’).
Për Besartin ky ishte goli i tij i dytë në Ligën e Kampioneve të Azisë, dhe i 23-i këtë sezon, duke qenë legjionari që ka realizuar më shumë. Berisha, i cili fitoi “Këpucën e Artë” të Australisë, shënoi edhe në humbjen 4-2 kundër japonezëve të Tokios. Brisbejn Roar i mbylli ndeshjet në grupe pa asnjë fitore.
Po në Ligën e Kampionëve të Azisë, dy gola ka shënuar edhe Xhevair Sukaj për iranianët e Sepahanit.
Top Channel