Skuadra bie nga kategoria, vogëlushja ngushëllon të atin

16/05/2012 17:45

Rënia në një kategori më poshtë është gjithmonë e dhimbshme për lojtarët e një skuadra futbolli, e aq më tepër kur bëhet fjalë për kapitenin e skuadrës.

Skuadra holandeze, De Graafschap ra matematikisht një kategori më poshtë, pas barazimit 1-1 me Den Bosch. Pas këtij rezultati, kapiteni i skuadrës, Roger Meijer ndjen peshën më të madhe të fajit dhe të përgjegjësisë.

Ai ulet në fushë, e në portret duket qartë hidhërimin për rezultatin. Por për ta ngushëlluar mendon vajza e tij, jo më shumë se 6 vjeç. Vogëlushja bjonde, me një fanelë të skuadrës së babait të saj, futet në fushën e gjelbërt dhe mundohet të ngushëllojë të atin, me njërën dorë në sup e “dy fjalë”.

Pamjet po qarkullojnë në Holandë duke i bërë jehonë magjisë së futbollit, si një sport që duhet të ngjallë gjithmonë gëzim…tek e fundit, gjithmonë ka një fitues, por edhe një humbës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA