Shëtitja në park të ngre humorin

16/05/2012 12:40

Shëtitja në park mund të ndihmojë të gjithë ata persona që vuajnë nga depresioni. Sipas studiuesve kanadezë, ecja në natyrë i ngre humorin njerëzve me depresion klinik.

20 persona që vuajnë nga depresioni morën pjesë në vëzhgim. Ata ecën në një park dhe në një qendër urbane të zhurmshme.

Rezultatet treguan se humori i vullnetarëve ishte përmirësuar nga të dyja shëtitjet, por në një përqindje më të lartë nga shëtitja në natyrë të qetë.

“Shëtitja është një suplement në trajtimin që ne i bëjmë personave me depresion klinik”, shkruan Dr. Marc Berman në ‘Journal of Affective Disorders’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA