Nis procesi ndaj ish-sekretarit të FPSH-së

16/05/2012 00:00

Ka nisur në Gjykatën Penale të Tiranes procesi gjyqesor ndaj
ish-sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Pingpongut, Arben Sorra
nën akuzë nga njësia task-forcë për mashtrim më shumë se një herë të
disa personave.

Ne seancen e pare, ku ishte i pranishem dhe vete i pandehuri, avokati i tij mbrojtes i kerkoi gjyqtarit Bujar Krasniqi gjykim te shkurtuar. Prokurori i çështjes Julian Xhengo ishte dakord me kerkesen e pales tjeter qe gjykimi te behet ne gjendjen siç janë aktet, ndërkohë e trupa gjyqësore me gjyqtarë Regleta Panajotin, Manjola Xhaxhon dhe Bujar Krasniqin kerkoi kohe te shqyrtoje kete per te dhene nje vendim nese gjyqi do te zhvillohet me procedure te shkurtuar apo me gjykim te zakonshem dhe per kete vendosi si date te seances se radhes fillimin e muajit qershor.

Prokuroria pretendon se ish-sekretari i pergjitshem i federates se Pingpongut u kishte premtuar viza kanadeze disa shtetasve te cilet do t’i paraqiste si sportiste ne nje takim sportiv qe do te kryhej ne Kanada. Gjate pergjimeve i pandehuri u thote shtetasve qe u kishte premtuar vizen kandeze se kishte folur edhe me funksionare te Ministrise se Kultures per kete çeshtje, por qe me pas rezultoi se ky ishte nje mashtrim i tij.

Top Channel