A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Një zog migrues ka ngjallur alarm në një fshat në juglindje të Turqisë, pasi banorët besojnë se ai përdoret për qëllime spiunazhi nga ana e agjenturës izraelite.
Dyshimet e banorëve u ngjallën pasi zogu, i ngjashëm me një harabel të zakonshëm, u gjet i ngordhur në një fushë, me një pajisje të vogël metalike të lidhur pas trupit.
Sipas vendasve, pajisja e vogël metalike në fakt është një mikroçip i përdorur nga “Mossad” për të spiunuar.
Ekspertë qeveritarë mbërritën në vendin e denoncuar, pranë qytetit të Gaziantepit dhe morën shpendin, për ta ekzaminuar me detaje në një klinikë të specializuar.
Pajisja e zbuluar u cilësua në fakt vetëm një unazë e përdorur për qëllime shkencore, në mënyrë që të studionte rrugën e zogjve gjatë migrimit të tyre.
Megjithatë, mosbesimi i thellë i popullsisë, që ndikohet lehtë nga teoritë e konspiracionit, sidomos nga ana e Izraelit, ka krijuar një mani për të qëlluar ndaj këtyre zogjve, të cilët shihen si mbartës të pajisjeve spiunuese izraelite.
Top Channel