Meshkujt janë akuzuar vazhdimisht për konsiderimin e femrave të bukura thjesht si objekte, diçka të cilën reklamuesit e kanë përdorur në avantazhin e tyre prej brezash.
Megjithatë, një studim i ri i një grupi psikologësh nga Belgjika vërtetoi se nuk janë vetëm meshkujt që e bëjnë diçka të tillë, pasi një femër e bukur nuk i jep ndjesi njerëzore as vetë femrave.
Gjëja më befasuese është se të dyja gjinitë kanë një vlerësim të kundërt për meshkujt e pashëm, të cilët fitojnë një trajtim më të respektuar vetëm prej mënyrës se si duken.
Studimi u publikua në “Psychilogical Science”, një e përjavshme e Shoqatës së Shkencave Psikologjike.
Një grupi prej qindra vullnetarësh iu kërkua që të identifikonin një grup fotografish, të kthyera përmbys.
Studime të mëparshme mendore kanë treguar se për arsye të paqarta plotësisht, një person i zakonshëm nuk mund të identifikojë një fotografi njeriu të kthyer përmbys pa u përqendruar, ndërsa një vështirësi e tillë nuk ndodh me pamjet e objekteve.
Qëllimisht, midis imazheve të disa sendeve, ne studim ishin përzgjedhur edhe ato të disa modeleve dhe femrave e meshkujve me bukuri të spikatur. Me shumicë dërrmuese, vullnetarët identifikonin njësoj si objektet fotot e femrave tërheqëse, ndërsa tek meshkujt, nuk ndodhte i njëjti fenomen.
Top Channel