Diego Forlan theksoi për radion uruguajane ‘Sport 890’ se qëllimi i tij është të vazhdojë aventurën e tij tek Interi dhe shtoi se zërat për një eksperiencë të re në Brazil janë vetëm spekullime.
“Unë dua të qëndroj tek Inter, kam kontratë me këtë klub dhe dua ta plotësoj deri në fund”, u shpreh futbollisti që u shpall më i miri i botërorit Afrikë e Jugut 2010.
Forlan, i cili ndodhet në Montevideo duke u stërvitur me kombëtaren e Uruguajit për ndeshjen miqësore që të kaltërit do të zhvillojnë më 25 maj ndaj Rusisë, deklaroi se sezoni i tij i dobët në Itali erdhi edhe për faj të sezonit me ulje-ngritje të Interit.
“Ndërruam trajner sapo filloi kampionati dhe nuk na eci asgjë. Gjithsesi grupi i Interit është fantastik. Kam takuar miq si Samuel, Zanetti, Milito etj. Jam optimist se do të rikthehemi të fortë”, shtoi sulmuesi.
Top Channel