Hertha Berlin ka rënë nga kategoria pasi barazoi 2-2 në takimin e dytë të play-out me Fortuna Dusseldorf. Ndeshja e parë në Berlin kishte përfunduar 1-2 dhe pas 15 vitesh Fortuna rikthehet të luajë në Bundesligë.
Ndeshja përfundoi në mënyrë kaotike sepse në fund të saj u ndërpre për 20 minuta për shkak se tifozët pushtuan fushën duke menduar se arbitri kishte vërshëllyer tre herë.
Futbollistët u detyruan të futeshin në dhomat e zhveshjes dhe të riktheheshin sërish për të luajtur 90 sekondat e fundit.
Goli i parë i Fortunës u shënua kur kishin kaluar vetëm 25 sekonda nga fillimi. Autori ishte Maximilian Beister. Ben Hatira barazoi rezultatin në minutën 22. Raanisav Ivanovic kaloi në avantazh Fortunën në minutën 59 dhe barazimi përfundimtar erdhi në minutën 85, por që nuk i vlejti ekipit kryeqytetas.
Top Channel