Seria A, formacioni më i mirë, dominojnë juventinët

15/05/2012 00:00

Një sondazh i bërë mes tifozëve në futbollin italian, ka sjellë edhe
formacionin më të mirë të vitit këtë sezon në serinë A. Në pyetësorin e
formuluar nga rrjeti mediaset, dominojnë mes futbollistëve më të mirë,
protagonistët e skuadrës kampione, Juventus, me 6 lojtarë në total, pa
llogaritur dhe trajnerin më të mirë, Antonio Konte.

Në formacionin më të mirë të kampionatit me një skemë 3-4-3, në portë më i miri është zgjedhur Buffon, që mori 63% të votave duke lënë pas sllovenin Handanovic që mbron kuadratin e Udinezes. Edhe në repartin difensiv zgjedhjet e publikut, kanë kurorëzuar më të mirët e sezonit në Serinë A, Kielinin, Tiago Silvën dhe Barzaljin.

Edhe në mesfushë, Juventus dominon në zgjedhjet e tifozëve. Pirlo, Vidal dhe Markizio, që ishin shtylla kryesore e bardhezinjve në fitimin e titullit janë votuar si më të mirët bashkë me Nocerinon e Milanit.

Në sulm, futbollisti më i votuar ishte suedezi Ibrahimovic me 25% të votave. Tredhëmbëshi ofensiv, plotësoshet me emrat e Di Natales dhe Xhovinkos në formacionin më të mirë.

Top Channel