Portugali, Bento publikon listën paraprake

15/05/2012 00:00

Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento ka bërë publike listën paraprake të
futbollistëve, që do të marrë në turneun e kësaj vere në Poloni dhe
Ukrainë.

Sipas teknikut të skuadrës luzitane, kampioni i ri i Europianit të 2012 në futboll, do të vijë nga i ashtuquajturi grup i vdekjes ku bëjnë pjesë Portugalia, Gjermania, Holanda dhe Danimarka.

Por pavarësisht shortit të vështirë, në kampin portugez ka optimizëm se kombëtarja do të kalojë fazën e grupeve. “Ne kemi një objektiv të qartë që të arrijmë të paktën në cerekfinale, dhe nëse gjithcka shkon mirë, të synojmë trofeun. Nuk do të ishte surprizë që kampionia e re të vijë nga grupi ynë, dhe unë kështu mendoj. Gjermania është favorite” tha trajneri Paulo Bento.

Tekniku i Portugalisë, ka grumbulluar disa talente të rinj si Nelson Olivera, Kustodio dhe Migel Lopez. Ai mbrojti listën e tij, duke thënë se kishte sakrifikuar pak ekspëeriencë, për t’i dhënë më shumë energji skuadrës. Portugalia do të stërvitet deri më 2 qershor në Obuidos, para se të udhëtojë për në bazën e saj 1 mujore në Poloni, për europianin e kësaj vere.

Top Channel