Peshkaqeni vegjetarian në Birmingam

15/05/2012 00:00

Pikërisht si peshkaqeni Lenny, në filmin 3D “Shark’s Tale”, që heq dorë
nga mishi për t’u bërë një peshk “civil”, në Birmingam të Anglisë jeton
një peshkaqen tërësisht vegjetarian që quhet Florence.

Florence injoron tërësisht peshqit dhe copat e mishit që hidhen në akuariumin e tij në National Sea Life Center, për t’u vërsulur drejt lakrave dhe kastravecëve.

Historia është publikuar në tabloidin “The Sun”, që tregon se peshkaqeni ka nisur të sillet si vegjetarian kur në vaskën e tij ishte hedhur gabimisht sallatë jeshile, e destinuar për një breshkë.

Personeli i qendrës, i shqetësuar për shëndetin e Florence, ka filluar të fshehë mishin e grirë mes jeshillëqeve për të ringjallur shpirtin mishngrënës të kafshës, por nuk ka pasur sukses. Florence vazhdon të orientojë preferencat e saj drejt gjithçka që është vegjetale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA