Jorge Lorenzo është shprehur se pista e Le Mans ku do të zhvillohet gara e ardhshme e kampionatit botëror të Moto GP është një cirkuit që i përshtatet stilit të tij të pilotimit.
Piloti spanjoll i Yamaha për këtë arsye shpreson të vazhdojë në këtë mënyrë formën e mirë që i ka lejuar të jetë vetëm 1 pikë pas kryesuesit Casey Stoner (Honda) në renditjen e përgjithshme të pilotëve.
“Në garën e Francës vijmë në një formë të mirë. Në tre garat e zhvilluara deri tani kam përfunduar gjithmonë në dy vendet e para dhe shpresoj të mbaj këto pozicione edhe në Le Mans”, shprehet Lorenzo në deklarata të publikuara nga skuderia japoneze.
Spanjolli ka fituar dy herë gjatë karrierës së tij në Le Mans: “Është një cirkuit i mirë për stilin tim të pilotimit kështu që do të tentoj fitoren.”
Provat zyrtare dhe gara e Le Mansit do të zhvillohen respektivisht të shtunën dhe të dielën në orën 14.00 dhe mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel dhe në paketën Supersport të Digitalb.
Top Channel