Milan, Ibrahimovic drejt largimit

15/05/2012 16:40

Raporti mes Milanit dhe Zlatan Ibrahimovic nuk është aspak i mirë. Sipas Ansa, Allegri dhe Galliani i kanë kërkuar presidentit Silvio Berlusconi të mendojë shitjen e sulmuesit kryesor të kuqezinjve.

Suedezi nuk ka marrëdhenie të mira me trajnerin, por për momentin Berlusconi nuk kërkon të shesë lojtarin më të mirë të ekipit të tij.

Ansa shkruan për një “marrëdhënie të pamundur” mes teknikut Allegri dhe golashënuesit më të mirë të Serisë A.

Menjëherë pas këtij lajmi ka ardhur edhe përgjigja e Milanit nëpërmjet zyrës së shtypit të klubit. Shoqëria kuqezi ka përgënjeshtruar lajmin duke e cilësuar “të rreme dhe pas asnjë bazë”.

Top Channel