Kush ka tatuazhe ose piercing pi më shumë

15/05/2012 00:00

Një grup studiuesish në Francë janë vendosur jashtë bareve mbrëmjen e së shtunës dhe pasi kanë biseduar me persona të shumtë, kanë arritur të tregojnë se rritja e pranisë së tatuazheve dhe piercing-ve në trup rrit konsumimin e alkoolit.

Megjithatë, autorët e studimit kanë ftuar personat e interesuar të mos i lexojnë të dhënat nën lenten e paragjykimit, por t’i përdorin ato për të individualizuar subjetet në rrezik nga alkooli dhe për të hipotizuar ndërhyrjen ndaj sjelljeve të rrezikshme për shëndetin.

Studimi i drejtuar nga Nicolas Gueguen, docent i shkencave sociale në Universitetin e Britanisë së Jugut, ka karakteristika të veçanta.

Kështu, studiuesi u vendos jashtë bareve dhe pabeve gjatë fundjavës, duke u kërkuar rreth tre mijë personave t’i nënshtroheshin një testi për alkoolin dhe të thoshin se sa tatuazhe dhe piercing kishin në trup.

Rezultatet, të cilat me saktësi do të publikohen në revistën “Alcoholism: Clinical and Experimental Research”, në korrik, flasin qartë: rritja e tatuazheve dhe piercing-ve rrit edhe konsumimin e alkoolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA