Juventus, Barzagli rinovon deri më 2015

15/05/2012 15:10

Andrea Barzagli lidhet gjithmonë e më shumë me Juventusin. Mbrojtësi i qendrës ka rinovuar kontratën me shoqërinë bardhezi deri në qershor të vitit 2015.

Kontrata e mëparshme e 31-vjeçarit skadonte në qershor të vitit 2013. Për ish-futbollistin e Wolfsburg do të ketë edhe një rritje të pagës.

Barzagli ka qenë një nga futbollistët kyç të fazës difensive të ekipit të drejtuar nga Antonio Conte. Ka luajtur 35 ndeshje në këtë kampionat duke shënuar 1 gol.

Golin e vetëm e shënoi të dielën kundër Atalantës me 11-metërsh.

Top Channel