Jep dorëheqjen shefi ekzekutiv i “Yahoo!”
15/05/2012 03:30
Ka dhënë dorëheqjen në moshën 54 –vjeçare, shefi ekzekutiv i “Yahoo!”, Scott Thompson.
Disa orë përpara se ai zyrtarisht të bënte publik vendimin e tij, Thompson ka komunikuar përpara grupit se vuante nga sëmundja e kancerit në tiroide.
Me këtë kthesë të papritur duket se lamtumira e tij nuk ka lidhje me skandalin CV-së tij të rreme, por me gjendjen shëndetësore.
Ai zbuloi sëmundjen e tij vetëm një javë më parë, por nuk ka dashur të konfirmojë zërat që kanë qarkulluar.
Top Channel