Hiddink rinovon me Anzhin
15/05/2012 15:25
Guus Hiddink ka rinovuar deri në vitin 2013 kontratën e tij me Anzhi Makachkala, klubin rus ku militon Samuel Eto’o dhe Roberto Carlos.
Sipas mediave ruse, tekniku hollandez i cili ka marrë drejtimin e ekipit në shkurt të këtij viti për 6 muaj, ka vendosur të shtyjë edhe me një vit bashkëpunimin me klubin e Dagestanit.
Anzhi u klasifikua për herë të parë në historinë e tij në kompeticionet europiane pasi u rendit i pesti në kampionatin rus që përfundoi javën e kaluar.
Klubi i Sulejman Kerimov do të luajë në Europa League pasi humbja në javën e fundit ndaj Zenit në transfertë nuk lejoi pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.
Top Channel