A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Me dhjetëra mijëra shqiptarë kanë rrezikuar jetën ndër vite duke sfiduar detin me gomone për të shkuar në Itali.
Të tjerë, duke u fshehur në kamiona apo trena kanë arritur të mbërrijnë në Britaninë e Madhe.
Megjithatë, deri më sot, asnjëherë nuk ishte parë një emigrant që të fshihet në motorin e një makine.
Një 18-vjeçar nga Afganistani, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u fsheh në vendin më të pazakontë, në motorin e një makine, në një traget që po udhëtonte drejt portit italian të Barit nga Greqia.

Për fatin e keq të klandestinit, ai u ndalua në mënyrë krejtësisht rastësore, nga një kontroll rutinë pas rrugës prej 20 orësh.
Në mënyrë që të reduktonte vështirësinë e qëndrimit në një pozicion krejtësisht të pazakontë, 18-vjeçari kishte vendosur një batanije poshtë motorit dhe kishte marrë me vete vetëm një shishe ujë.

Sipas ekspertëve, afgani rrezikoi shumë me jetën e tij duke udhëtuar në këtë mënyrë, pasi vendet ku transportohen makinat në një traget janë të njohura për lëshimin e gazrave vdekjeprurës, ndërsa nëse makina do të kishte lëvizur pa e kuptuar prezencën e emigrantit, ai do të kishte vdekur nga nxehtësia dhe djegiet.

Top Channel