Van Nistelrooy tërhiqet nga futbolli

14/05/2012 13:50

Ruud Van Nistelrooy është larguar zyrtarisht nga futbolli profesionist me anë të një konference për shtyp në stadiumin “La Rosaleda” të Malagës, ekipit spanjoll me të cilin mbylli karrierën.

Në një komunikatë për mediat, sulmuesi që arriti majat me Manchester United dhe Real Madrid, falenderoi të gjithë personat që e kanë ndihmuar në karrierë.

“Të dielën luajta ndeshjen time të fundit si profesionist. Ëndrra ime e madhe ishte të luaja Ligën e Kampioneve me Malagën dhe ia arritëm të merrnim një vend për në sezonin tjetër, por për mua ka ardhur momenti për tu larguar. Nivelet e larta nuk janë të përballueshme nga fiziku im”, theksoi Van Nistelrooy.

35-vjeçari ka luajtur gjatë karrierës së tij me Den Bosch, Heerenveen, PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid, Hamburg dhe Malaga. Në 557 ndeshje ka shënuar 338 gola. Bomberi ka fituar 5 kampionate kombëtare në tre shtete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA