Seria A, Udinese në Champions

14/05/2012 00:00

Udinese arrin për të dytin vit radhazi një vend në paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve pasi mundi Catanian në transfertë me rezultatin 0-2.

Di Natale në minutën e 19 dhe Fabbrini në minutën e 13 të pjesës së dytë i japin trepikëshin bardhezinjve të Guidolin duke lënë duarbosh Napolin dhe Lazion.

Ekipi lacial mundi zikaltërit e Interit me rezultatin 3-1, por fitorja e Udineses nuk i lë shpresë për vendin e tretë. Bardhekaltërit e mbyllin në vendin e katërt, ndërsa Inter në vendin e gjashtë duke arritur vetëm paraeliminatoret e Europa League.

Inter shënoi i pari me anë të 11-metërshit të Diego Milito (45’), por në pjesën e dytë Kozak (13’), Candreva (18’) dhe Mauri (46’) shënojnë tre gola për ekipin e Edi Reja.

Edhe Napoli bën detyrën duke fituar ndaj Sienës me rezultatin 2-1, por ky rezultat i mjafton vetëm për vendin e pestë.

Top Channel