
Historia 140-vjeçare e Gllazgou Rejnxhërs në futbollin skocez, është vënë më shumë se kurrë në diskutim këtë sezon, pas falimentimit të gjigantit britanik.
Klubi ka hyrë nën administrimin e një grupi të kryesuar nga ish pronari
i Shefildit, Carls Grin, në përpjekje për të mbijetuar financiarisht,
në një kohë që rivalët e përjetshëm të Sëlltikut, shijojnë trofetë.
Rejnxhërs hynë nën administrim në muajin shkurt për shkak të problemeve me taksat që kanë sjellë një efekt domino edhe në ekonominë e klubit.
“Zoti Grin ka siguruar përmes një mbështetje jetike financiare, të drejtën për të blerë klubin, dhe kjo marrëveshje do të finalizohet në 6 Qershor”, thanë administratorët e Rejnxhërs.
“Ne jemi të gëzuar që administratorët e pranuan ofertën pasi cdokush e di historinë e Rejnxhërs. Ne duam të rimarrim vendin që i takon klubit në këtë histori”, tha pronari i ri i klubit, Carls Grin.
Oferta për të blerë Rejnxhërs kishte dhe nga manjati amerikan Bill Miller, por që u pengua nga protesta e tifozëve.
Top Channel