Të gjithë ata që ëndërrojnë të takojnë Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabetën e Dytë, mund ta bëjnë këtë tashmë sa herë të duan, në muzeun “Tussauds”, në Londër.

Statuja origjinale prej dylli i Elizabetës u zbulua të hënën, në një ceremoni të shkurtër, në muzeun ku përkrah saj qëndrojnë edhe shumë figura të tjera të mëdha të historisë botërore, politikanë, artistë dhe njerëz të tjerë që kanë ndryshuar historinë.

Teknologjia e statujave prej dylli lejon muzeun që të krijojë një riprodhim krejtësisht identik të personit që do të imitohet.

Megjithatë, në kërkim të defekteve dhe ndryshimeve nga origjinali, ekspertët symprehtë kanë arritur të identifikojnë disa mospërputhje me Mbretëreshën e vërtetë 86-vjeçare.

Sipas tyre, gabimi më i dukshëm është bërë tek rrudhat, pasi statuja shfaq më tepër rrudha se në të vërtetë, duke i dhënë Elizabetës një pamje më të moshuar.

Përurimi i statujës prej dylli të Elizabetës në muzeun me famë botërore vjen në përvjetorin e 60 të ngjitjes së saj në fron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA