Mjekët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke testuar një ilaç, i cili mund të shmangë efektet kryesore të dehjes nga alkooli tek personat.

Sipas kërkuesit, ilaçi i quajtur iomazenil, nëse konsumohet përpara se të nisë pirja, është në gjendje të eliminojë disa prej efekteve të alkoolit në tru, përfshirë edhe marrjen mendsh apo mungesën e përqendrimit, përgjegjëse kryesore e aksidenteve rrugore.

E zhvilluar nga Universiteti i Yale, ilaçi është ende në një fazë eksperimentale, por testimet e tij të para kanë dhënë rezultate inkurajuese.

Sipas mjekëve pas studimit, ilaçi mund të ndihmojë edhe të alkoolizuarit që të shkëputen, pasi duke reduktuar një pjesë të kënaqësisë në qelizat e trurit, ai do ta bëjë më pak tërheqës konsumin e pijeve.

Megjithatë, ekziston edhe një rrezik tjetër, pasi ndërkohë që efekti në tru reduktohet, iomazenili nuk do të jetë në gjendje të reduktojë efektet e dëmshme në mëlçi dhe pjesët e tjera të trupit.

Kjo do të thotë se mjekimi mund të jetë njëkohësisht edhe i dëmshëm, pasi duke rritur kapacitetin e njerëzve për të pirë, dëmtimet në organet e brendshme do të jenë më të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA