Gomari është “keqkuptuar” nga njeriu

14/05/2012 17:30

Miti se gomerët janë ndër kafshët më pak të zgjuara dhe të paafta nuk është i vërtetë, u theksua në një seminar shkencor në lidhje me këtë gjitar të zbutur nga njeriu.

Besimi se gomari është një kafshë jointeligjente dhe kokëfortë vjen që nga koha e Greqisë së lashtë, kur u etiketua në këtë mënyrë nga shkrimtarë si Homeri dhe Ezopi.

Megjithatë, Universiteti i Londrës mbajti një konferencë me veterinerë dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës, që synojnë të formojnë një koncept të ri rreth gomarit.

Ben Hart, një prej ekspertëve, deklaroi gjatë kësaj mbledhje shkencore. “Sjellja e gomarit është e keqkuptuar nga njeriu kryesisht sepse krahasohet me atë të kalit, por e vërteta është se të dy janë specie të ndryshme. Që këtu lindin edhe mitet se gomerët janë kuajt të vegjël me veshë të mëdhenj, imazh që përfaqëson bindjen rreth një kafshe aspak të zgjuar”.

Në takimin shkencor, u përfshinë këngë folklorike rreth gomerëve dhe u bisedua për rëndësinë që ka patur specia në historinë e njerëzimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA