Federer, fitues në Madrid, rikthehet numri dy

14/05/2012 16:15

Roger Federer rikuperoi disavantazhin në finalen e turneut të Madridit përballë Tomas Berdych, duke fituar titullin e tretë në kryeqytetin spanjoll e barazuar rekordin e Nadal, prej 20 titujsh masters të fituar.

Federer, pasi humbi setin e parë me rezultatin 3-6, fitoi dy setet e tjera me rezulatin 7-5 dhe vazhdoi të tregojë se pavarësisht moshës 32-vjeçare, vazhdon të gëzojë një gjendje shumë të mirë forme.

Me vetëm tre humbje në 48 ndeshjet e fundit, Federer u ngjit të hënën në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme botërore, duke zbritur nga dy pozicionet e para për herë të parë pas shumë vitesh rivalin e tij kryesor në karrierë, Rafael Nadal.

”Jam duke shijuar një moment shumë të mirë loje dhe nuk mund të jem më i kënaqur për të gjithë këtë që po ndodh në këtë moment”, deklaroi Federer, pas suksesit të tij në turneun “ATP”.

Turneu i Madridit u shoqërua nga polemika të shumta, pasi Nadal dhe Djokovic protestuan kundër sipërfaqes me dhe blu artificial, i cili sipas tyre i jep një trajektoree krejt të çuditshme dhe të paparashikueshme topit.

Midis femrave, titulli i Madridit i shkoi Serena Williams, e cila mposhti në finale rivalen Azarenka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA